Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme paraditen e sotme.
Në orën 12:00 është parashikuar të mbahet seanca për marrje në pyetje të ish-ministrit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me dosjen e sterilizimit.
Pas masës së caktuar nga gjykata, Beqaj duhet të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore çdo të premte, ndërsa nuk mund të dalë jashtë vendit pa një autorizim nga gjykata./albeu.com