Sot protesta e pedagogëve, Rama nuk tërhiqet: S’do ketë vetting, s’do ketë rritje rroge

Pasi foli dje për vettingun e pasurisë së pedagogëve, teksa këta të fundit protestonin, vjen një deklaratë sqaruese nga kryeministri Edi Rama.

Ai pohoi i prerë se nuk do të ndodhë rritja e pagës kështu, por do të vijë natyrshëm.

REAGIMI

Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!
Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!


Shtuar 20.10.2022 08:34