Sot nata e Kadrit, Berisha uron të gjithë besimtarët: Zoti ktheftë begatitë e tij në çdo familje shqiptare

Nata e Kadrit njihet si nata kur Kur’ani zbriti në tokë.

E veçanta e kësaj nate qëndron në zbritjen e fjalës së Zotit përmes profetit Muhamed për mbarë njerëzimin.

E në këtë natë të rëndësishme për të gjithë besimtarët mysliman, ish kryeministri Sali Berisha u është drejtuar me një lutje të fuqishme, lutjen e profetit Jonas (Junus)

“Nuk ka Zot tjetër (të denje për adhurim), perveç Teje. Qofsh i lavdëruar. Une isha i padrejtë ndaj vetes.”

“Sonte nata e përcaktimit. Nata e Kadrit!

Për të uruar të gjithë besimtarët në këtë natë të shenjtë kam zgjedhur lutjen më të fuqishme që njeriu mund t’i drejtojë të Gjithëfuqishmit – lutjen e profetit Jonas (Junus)

“Nuk ka Zot tjetër (të denje për adhurim), perveç Teje. Qofsh i lavdëruar. Une isha i padrejtë ndaj vetes.”

Zoti ktheftë begatitë e tij në çdo familje shqiptare. Amin”, shkruan Berisha në një postim në rrjetin social Facebook.


Shtuar 5.04.2024 20:32