Kreu i Partisë së Lirisë e ka cilësuar një thikë në zemër për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane skandalin e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.
Meta thotë se duhet hetim i thelluar në të dyja vendet për të mbrojtur marrëdhëniet dypalëshe nga ndikimi i paligjshëm dhe korrupsioni.
Reagimi i plotë:
Skandali më i fundit që ka pushtuar ballinat e mediave amerikane dhe botërore këto ditë është vërtet një thikë m’u në zemër për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ashtu siç me të drejtë shkruan sot edhe z.Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA për Shqipërinë.
Ndaj hetimi i plotë, i thellë dhe gjithëpërfshirës, si në SHBA por edhe në Shqipëri i këtij skandali është i domosdoshëm për t’i mbrojtur marrëdhëniet midis dy vendeve tona nga ndikimi i paligjshëm dhe korrupsioni.
Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA veçse forcohet duke vënë përpara ligjit abuzuesit dhe të korruptuarit cilëtdo qofshin ata! /albeu.com