shqiperi

Skandal pas skandalio/ Si i është qepur Monika Kryemadhi grabitësve me inceneratorët

Monika Kryemadhi ka dhënë një shembull, se si duhet të sillet një politikan që do ti shkojë deri në fund zbulimit të një skandali.

Provat me zë dhe figurë që solli ajo para publikut për mënyrën se si vidhet pothuajse gjysma e shumës prej 29 euro për çdo ton mbetje të depozituar në Sharrë, në çdo vend normal do kishte shpënë një mori zyrtarësh pas hekurave.

Të lidhura

None found

Përmes gjurmimit filmik prej 182 ditësh me dron, duke ndjekur itenerarin e një qeseje fosforeshente të vendosur në një kazan plehrash nga vetë Kryemadhi, publiku mësoi qartë se në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë proces, qoftë ndarja e plehrave në burim apo qoftë seleksionimi i tyre për riciklim. Aty kryhet vetëm procesi i peshimit dhe groposjes së mbetjeve.

Për të njëjtin proces, Bashkia e Shkodrës e paguan landfillin e Bushatit vetëm 1600 lekë për ton. Pra nuk duhet shumë aftësi matematikore për të arritur në përfundimin, se me plehrat që mbledh bashkia Tiranë, vidhen 15 euro për çdo ton. Pra me një llogari të përafërt gati gjysma e 50 milionë eurove që buxheti i shtetit i ka paguar deri më tani bosëve në arrati të inceneratorëve.

Duke nxjerrë këtë skandal me prova dhe filmime, deputetja e PL e ka mbështetur idenë e saj se këtu kemi të bëjmë me një mashtrim të organizuar, duke demostruar edhe sinkronet e Ramës dhe Veliajt që gënjejnë para komisionit hetimor duke thënë se 29 eurot paguhen për tre proceset, ndarje në burim, seleksion për riciklim dhe më pas groposje. “Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre duhet të dalin bashkë para drejtësisë”, tha Kryemadhi.

Por ky nuk është denoncimi i vetëm i këtij skandali. Që prej kohës kur ishte kryetare e LSI, Kryemadhi i qe qepur me bukë në trastë bosëve të inceneratorëve dhe shtetarëve që firmosnin për ta, në këmbim të favoreve, shkruan Lapsi.al.

Që para zgjedhjeve ajo zbuloi mënyrën se si i ishin kaluar paratë, afro 3 milionë euro, Lefter Kokës përmes kompanive fiktive dhe se si kompesohej ish deputeti Alqi Bllako duke i paguar të atin pensionist me 10 milionë lekë në muaj. Të dy deputetët përfunduan në qeli pas zbulimit të këtyre fakteve.

Por nëse deri këtu gjithçka mund të konsiderohej si një hakmarrje vëllavrasëse mes vëllezërve armiq të LSI, Kryemadhi nuk u ndal me kaq. Targeti i saj i radhës u bë ministrja aktuale e Bujqësisë, që në kohën kur ishte drejtoreshë e AZHBR, i kishte qerasur me një serë të financuar me fondet e BE bosët e inceneratorëve.

Natyrisht një tabelë e përhershme qitjeje ka qenë edhe Erion Veliaj dhe firma e tij e paligjshme, duke tejkaluar kompetencat e Këshillit bashkiak, për të dhënë pëlqimin për ngritjen e inceneratorit të Tiranës.

Ndërsa verën që shkoi, sërisht Monika Kryemadhi u bë epiqendra e një denoncimi që shokoi opinionin publik duke zbuluar barinj, emigrantë në Greqi dhe pensionistë në azile pleqsh, që figuronin si milionerë, pasi u ishte vjedhur identiteti për t’ua përdorur për krijimin e kompanive fiktive që gjoja kryenin punime që justifikonin paratë që buxheti i shtetit derdhte në arkat e bosëve të djegësave.

Kështu ka ndodhur edhe me denoncimin e fundit, kur një dron ka filmuar nga korriku në janar gjithë trajektoren që kryejnë plehrat e Tiranës, në një skemë ku qytetarët paguajnë 29 euro për ton për ndarjen e mbetjeve, veçimin e atyre që janë për riciklim e më pas për kapsulimin, por ku realissht bëhet vetëm procesi i fundit, duke çuar në drejtim të paditur gjysmën e parave të dala nga buxheti.

 

të fundit

Grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka pritet të mbërrijë në prill 2027

Drejtori i Shërbimit Korresktues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani ka thënë se synimi kryesor i tyre për këtë vit është…

11 minutes ago

Fermerët kosovarë të qumështit i kërkojnë AUV-it publikimin e rezultateve për “Vita”, paralajmërojnë protestë në Prishtinë

Shoqata Fermerët Kosovarë të Qumështit reaguan në lidhje me konferencën për media të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV) për gjendjen…

11 minutes ago

Visar Bekaj tregon si debutoi 16-vjeçar te Ramiz Sadiku dhe kaloi më pas te Prishtina

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, i…

14 minutes ago

Selmani për riformatimin qeveritar: Pa strategji, borxhi publik mbetet nyja kryesore

Qeveria drejt fazës finale të riformatimit pas publikimit të emrave të ministrave. Shtohen pikëpyetjet nëse ndryshimi i kabintetit qeverisës në…

16 minutes ago

Serbia vijon ndalimet e qytetarëve nga Kosova, apel mërgimtarëve të mos kalojnë nga ky shtet

Mërgimtarët që do të kalojnë tranzit përmes Serbisë në rrugën për në shtëpitë e tyre, sipas njohësve të çështjeve të…

22 minutes ago

QMK njofton: Deri në 18:00 janë evidentuar 11 zjarre, vetëm 1 mbetet ende aktiv

Deri në orën 18:00 të datës 04.07.2026, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 11 zjarre në hapësira të hapura,…

30 minutes ago