Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 26 shtator. Në rend dite do të jenë situata politike dhe vendimmarrja mbi aksionin opozitar.
Po ashtu do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD.
Njoftimi:
Kryetari i Këshillit Kombëtar
Edi Paloka ka njoftuar se ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i PD me rend dite:
– Diskutime rreth situatës politike dhe vendimmarrje mbi aksionin opozitar.
Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD.