Situata në Shkodër, Berisha: Hajdutët veprojnë në errësirë, po e shesin energjinë 4 herë më ulët nga sa e blenë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se situata në të cilën ndodhet sot territori i Shkodrës për shkak të përmbytjeve, ishte plotësisht e evitueshme nga ana e qeverisë, nëse ajo sipas tij do të vepronte me përgjegjësi.

Berisha është shprehur se qeveria e ka blerë energjinë 4 herë më shumë sesa po e shet në këtë moment.

Sipas ish-kryeministrit motoja e kësaj qeverie është vetëm vjedhja dhe shtoi se “hajdutët veprojnë në errësirë”.
“Dimri do jetë me lagështi do jetë me probleme. Hajdutët që veprojnë ne errësirë. Këta doktorë hapën tunelin, por nuk zbatojnë sepse e kanë në program pune inportin, por duan të zbrazin ujërat. Gjithçka diktohet nga vjedhja. Kanë një skemë këta aty. Kjo ishte plotësisht e parandalueshme. Energji nuk kishte nevojë të blihej. Sot po shesin energji me një çmim 4 herë më të ulët se shifra që e kanë blerë. Qeveria ka armiqësor ndaj Shkodrës, të themi të vërtetën. Këtë gjë e kanë bërë sepse janë kapur këtë herë në një vjedhje të paimagjinueshme. Kanë blerë energji në një moment kur u paralajmërua që do të ketë reshje të dendura shiu në alpet shqiptare. KESH ka detyrim ligjor që të njoftojë qeverisjen vendore për gjithçka bëjnë në kaskadë. Kanë hapur tunelet e Komanit. Kanë shkarkuar një sasi të madhe uji. Edhe përmbytjet më të mëdha të vitit 2010 nuk e morën urën. Kjo është një qeveri armiqësore jo vetëm ndaj Shkodrës, por ndaj gjithë shqiptarëve”, u shpreh Berisha.