Situata e zjarreve në vend, 31 vatra në 24 orë, vetëm 3 janë ende aktive! Ministri Vengu: Situata paraqitet më e qetë

Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile duket se e kanë fituar betejën e 24 orëve të fundit me flakët në shkallë territori.

Nga 31 vatra zjarri, më shumë se një në orë, të rëna në vend, njoftohet se janë shkuar pjesa më e madhe e tyre dhe vetëm 3 janë ende aktive.

Lajmin e konfirmon edhe vetë ministri Pirro Vengu, në një postim të ditës së sotme në profilin e tij të rrjetit social Facebook.

“Pas shumë javësh betejë me zjarret që përfshinë shumë territore të vendit tonë, sot situata paraqitet më e qetë. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive”, njoftoi ai.

Gjithashtu jepen detaje nga situata, teksa aktualisht, vatra në Arrën të bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës, janë të izoluara pa rrezik përhapjeje dhe po monitorohen për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.

“Mirënjohje për të gjitha strukturat operacionale, të Emergjencave Civile, që nga zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura, Policinë, Shërbimin Pyjor, Zonat e Mbrojtura dhe vullnetarët për punën e palodhur dhe angazhimin maksimal”, shkruan ministri i sapoemëruar në detyrë.

Vengu thekson se “ka përkushtim të përbashkët”, që është “vendimtar edhe në minimizimin e dëmeve”.


Shtuar 19.08.2024 10:30