Më 23 korrik 2009 ekzekutohet Roland Rexhepi. Ish-agjentit i antikrimit në policinë e Elbasanit, gjeti vdekjen pasi dy breshëri kallashnikovi u derdhën mbi trupin e tij.36-vjeçari spo doli nga shtëpia, kur një një motor me dy persona me maska dhe të armatosur i ka dalë përpara duke qëlluar pa pushim për 5-6 minuta.Si autorë të kësaj ngjarjeu u identifikuan Armand Llakaj dhe Marjus Tafa.Dy vjet pas ngajrjes Prokuroria e Elbasanit kërkoi 48 vjet burg për dy shtetasit e akuzuar për vrasjen e ish-policit, ngjarje kjo që sipas hetimeve ka ndodhur për motive të dobëta.Edhe pse dy të akuzuarit asnjëherë nuk e kanë pranuar krimin, Prokuroria u bazua në ngritjne e akuzës tek dhe akti i ekspertizës së ADN-së mbi shenjat e lëna në armë dhe motor, si dhe maskën që autorët kanë përdorur në krim.Por ndërsa prokuroria e Elbasanit rrekej të zbardhte ngjarjen e vrasjes së ish-agjentit, në dhjetor 2011, vritet dhe vëllai i tij, Ilir Rexhepi.Ish biznesmeni u vra në qendër të qytetit, sapo doli nga një lokal dhe po hipte në makinën e tij tip “Benz”, me targa të Tiranës. Autori i vrasjes përfitoi nga terreni i errët në këtë zonë dhe iu afrua mjetit ku ndodhej viktima duke e qëlluar.Nga pamjet filmike autori i vrasjs se tij pas ngjarjes eshte larguar duke çaluar pasi është qëlluar nga Iliri.Në vendin e ngjarjes është gjetur pistoleta në dorën e Ilirit, e cila kishte qëlluar njëherë. Si autor i kësaj ngjarje u dyshua Bledar Muça, i cili u largua jashtë Shqipërisë.Zyrtarisht prokuroria e Elbasanit nuk ngriti kurrë akuza ndaj Muçës që ta implikonin atë në këtë ngjarje.Bledar Muça u kthye ne vitin 2013 bashkë me alibinë se nuk gjendej në Shqipëri kur ndodhi vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi. Policia më pas i hodhi poshtë akuzat por me sa duket jo rivalet e tij.Tre vjet më vonë ai do të ishte objektiv i një atentati të ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të Gjykatës së Elbasanit.Muça ndodhej në makinë me Florenc Çapjen kur një breshëri automatiku është derdhur mbi ta.Si pasojë e qitjes, përveç Muçës mbeti e plagosur rëndë dhe shtetasja Matilda Kermezi, punonjëse e Policisë së Shtetit, e cila në momentin e ngjarjes po kalonte si këmbësore. Në momentin që është është qëlluar mbi Bledar Muçën dhe mikun e tij Florenc Çapjen ka pasur shumë kalimtarë të rastit, automjete në lëvizje si dhe të parkuar ndanë rrugës.Në vendngjarje janë sekuestruar nga policia gjyqësore 29 gëzhoja të nxjerra nga arma e përdorur, ndërsa autori u largua pa lënë asnjë gjurmë. Atentati i ndodhur në qendër të qytetit bëri që familja Çapja të humbte kontrollin. /tch/
None found
Mesa duket kontrollet e Policisë Rrugore nuk bëjnë përjashtime, madje as për futbollistët e Kombëtares shqiptare. Së fundmi, burime për…
Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar pas situatës së krijuar ditën e djeshme në Zvërnec, ku një…
Vajza jonë shqiptare sapo ka hedhur hapin më të madh, atë të martesës. Një nga emrat më të mëdhenj të…
Një vatër zjarri është ndezuar ditën e sotme në Pllanë të Lezhës, ndërsa flakët u përhapën në një parcelë të…
Evropa Jugore dhe Perëndimore po vijojnë të përballet me një valë intensive të të nxehtit edhe këtë fundjave, ndërsa temperaturat…
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar emërimin e Tom Barrack si të dërguar të posaçëm presidencial për Sirinë dhe Irakun.…