Categories: kosovë

Zgjedhja e presidentes pas mesnatës, a u respektua Kushtetuta? Juristi Burjani jep vlerësimin

Kuvendi i Kosovës zgjodhi Justina Shiroka Pulën presidente të Republikës së Kosovës, 13 minuta pas mesnatës. Në raundin e tretë të votimit, ajo mori 81 vota deputetësh, duke siguruar shumicën e kërkuar.

Të lidhura

None found

Procesi përfundoi në orën 00:13 të 6 tetorit 2026, çka ka hapur debat lidhur me respektimin e afatit kushtetues dhe vlefshmërinë e procedurës së ndjekur.

Juristi Blerim Burjani deklaroi për “Bota sot” se afatet për zgjedhjen e presidentes janë të përcaktuara në mënyrë strikte dhe nuk mund të ndryshohen në varësi të rrethanave.

Sipas tij, procedura u nis brenda kohës së paraparë, por përfundoi në 12:13. Për këtë arsye, vlerësimi përfundimtar pritet të bëhet nga Gjykata Kushtetuese.

Burjani shpjegon se Kushtetuta e Kosovës nuk përmban rregulla normative të qarta për raste të ndërlikuara ose rrethana të jashtëzakonshme që lidhen me tejkalimin e afateve. Ai thekson se procedura nisi tetë minuta para orës 12:00, ndërsa përfundoi në ora 12:13. Sipas tij, afatet ligjore janë strikte dhe nuk mund të lëvizen në varësi të situatës. Një parim i tillë zbatohet edhe në proceset gjyqësore, ku kalimi i afatit mund të sjellë humbjen e një të drejte.

Ai shton se tani duhet pritur nëse çështja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Interpretimi i kësaj gjykate do të jetë përcaktues për të kuptuar nëse zgjedhja mund të konsiderohet e ligjshme, duke qenë se procedura nisi brenda afatit, por përfundoi pasi ai kishte kaluar.

Burjani e cilëson procesin e zgjedhjes së presidentes si të vështirë edhe në aspektin politik. Ai vlerëson se Albin Kurti, duke bashkëpunuar me PDK-në dhe duke lënë jashtë LDK-në, mund të ketë dhënë sinjale për një afrim të mundshëm me PDK-në.

Juristi nuk e përjashton mundësinë që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në të ardhmen, përfshirë një marrëveshje apo koalicion politik.

Sipas tij, zgjedhja e presidentes u zhvillua në kushte të komplikuara, në një klimë të vështirë politike dhe në momentet e fundit. Kurti ndryshoi partnerin politik, duke ia besuar PDK-së postin e presidentes dhe duke mos bashkëpunuar me LDK-në.

Burjani thotë se arsyetimet e Kurtit janë të pranishme, por mbetet për t’u vlerësuar nëse ky vendim ishte politikisht i arsyeshëm. Ai thekson se veprimi mund të shihet si shenjë e një afrimiteti më të madh me PDK-në dhe se nuk përjashtohet që më vonë të ketë bashkëpunim ose koalicion. Në planin politik, sipas tij, votimi i presidentes dhe aprovimi i ligjit mund të interpretohen si një lloj “koalicioni”.

të fundit

Gazment Bardhi dënon kërcënimin ndaj gazetarit Almer Toska: Institucionet të marrin masa

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas kërcënimit ndaj gazetarit Almer Toska nga vëllai i…

1 minute ago

Kryetari i HAZU-së uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës

Akademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur sot presidente e Republikës së Kosovës, pas angazhimit të saj në krye të Akademisë së…

2 minutes ago

Pas tri vitesh pensionim, David Silva rikthehet në futboll me klubin nga Hong Kongu

David Silva po përgatitet për një rikthim të bujshëm në futboll, tri vjet pasi i dha fund karrierës profesionale.Legjenda e…

4 minutes ago

SPAK sends four people to trial over the kidnapping and murder of Renis Dobra

SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme katër persona të pandehur për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës.…

8 minutes ago

Fire engulfs the village of Armen in Selenicë as strong winds accelerate the spread of the flames

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selenicës. Zjarri ka shkaktuar…

9 minutes ago

Conscientious objection to military service rises sharply in Germany

Në Gjermani është rritur ndjeshëm numri i personave që kundërshtojnë shërbimin ushtarak për arsye ndërgjegjeje. [...] Read More... The post…

9 minutes ago