Shuhet bilbili i polifonisë labe, Vasil Seraj

Është ndarë papritur nga jeta bilbili i polifonisë labe Vasil Seraj.

Ky lajm i trishtë ka sjellë dhimbje për dashamirësit e kulturës dhe muzikës vlonjate. Djali i tij, ka bërë të ditur këtë lajm të trishtuar, duke shprehur një humbje të madhe për familjen Seraj dhe të gjithë komunitetin artistik.

Vasili, me zërin e tij të veçantë, ka lënë një pasuri të madhe shpirtërore për folkun lab. Pasioni i tij për këngën labe ka ndikuar thellë në trashëgiminë kulturore, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave autentike të muzikës tradicionale labe.


Shtuar 16.12.2023 20:36