shqiperi

Shtyhet rritja e rrogave, Ibrahimaj: Pagat e majit do të kalojnë siç ishin para se të hynte në fuqi reforma

Edhe pse Parlamenti miratoi ligjin për rritjen e pagave për administratën publike, rrogat e majit do të kalojnë siç janë.

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. Sipas saj qëllimi kryesor i këtij vendimi është përgatitja e plotë të dokumentacionit për të shmangur vonesat.

Të lidhura

None found

Ibrahimaj: Miratuam tetë vendime të Këshillit të Ministrave por patën diskutime. Do të marrim pak më shumë kohë, duke qenë se janë mbi 200 institucione të administratës që preken nga këto vendime dhe mbi 130 mijë të punësuar, pagat e të cilëve u miratuan që në prill, zbardhja e vendimeve merr një kohë më të gjatë.

Kjo është edhe arsyeja që për të qenë më koherent dhe për të shkaktuar sa më pak vonesa në marrjen e pagave, iu kemi kërkuar të gjithë institucioneve buxhetore që të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që pagat e majit, në fazën e parë të kalojnë siç ishin para se të hynte në fuqi reforma. Disa prej institucioneve që preken nga ligji që kaloi në parlament, ne vendosëm që pagat në tërësi të kalojnë siç kanë qenë në muajin maj dhe me zbardhjen e vendimeve, do të përfshijmë për dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për prillin dhe majin.

/Albeu.com.

 

të fundit

Edon Zhegrova përfiton një mundësi të re për t’u dëshmuar te Juventusi

Sulmuesi Edon Zhegrova do të ketë edhe një tjetër mundësi për ta dëshmuar kualitetin te Juventusi.Pas një sezoni zhgënjyes që…

2 minutes ago

Paraburgim për tre personat e dyshuar për ndotjen e ujit në Gostivar

Prokuroria Themelore e Gostivarit ka caktuar masën e paraburgimit për tre pesona, të dyshuar për ndotjen e ujit në Gostivar.Dragosllava…

7 minutes ago

Ish-deputetja britanike Ann Widdecombe u godit 21 herë me çekiç teksa drekonte, prokuroria zbardh dinamikën e vrasjes

Ish-deputetja britanike Ann Widdecombe humbi jetën pasi u godit 21 herë në kokë me një çekiç në shtëpinë e saj…

14 minutes ago

Rama rikthehet në Theth një vit pas shembjeve: Ndërtimet pa leje pushtuan lëndinën pranë Kishës, simbolin e njohur botërisht

Kryeministri Edi Rama vizitoi Thethin këtë të martë ku prezantoi “Paketën e Maleve” te banorët e zonës. Kreu i qeverisë…

18 minutes ago

Kërcënimi pas denoncimit për lumin Shkumbin, Osman Stafa: Dy të shoqëruarit nga policia nuk ishin personat që më ndoqën, do ta çoj çështjen deri në fund

Gazetari Osman Stafa i ftuar në programin e drekës, në Neës 24 ka folur për kërcënimin që mori pak ditë…

19 minutes ago

A u ndoqën nga një veturë? Hetuesit dyshohet se po shqyrtojnë një pistë të re për vdekjen e tre kosovarëve pranë Bllacës

Tragjedia që i mori jetën tre shtetasve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ngrejë shumë pikëpyetje, ndërsa në…

20 minutes ago