Categories: maqedoni

A u ndoqën nga një veturë? Hetuesit dyshohet se po shqyrtojnë një pistë të re për vdekjen e tre kosovarëve pranë Bllacës

Vdekja tragjike e tre shtetasve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet e rrethuar nga pikëpyetje. Sipas informacioneve që po qarkullojnë në opinion, autoritetet hetimore po shqyrtojnë një pistë të re lidhur me ngjarjen.

Dyshimet kanë të bëjnë me mundësinë që, përpara aksidentit fatal, vetura ku ndodheshin viktimat të jetë ndjekur nga një automjet tjetër. Megjithatë, kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe autoritetet ende nuk kanë paraqitur një përfundim mbi shkaqet e ngjarjes.

Të lidhura

None found

Tre kosovarët u gjetën pa shenja jete në automjetin e tyre, i cili ishte përmbysur pranë rrugës, në afërsi të pikëkalimit kufitar Bllacë. Kërkimet nisën pasi familjarët raportuan zhdukjen e tyre.

Gjatë operacionit, policia shqyrtoi pamjet e kamerave të sigurisë dhe kreu kërkime nga toka dhe ajri. Në këtë mënyrë u bë i mundur lokalizimi i veturës së aksidentuar.

Raportimet e publikuara nga mediat dhe diskutimet në emisione televizive kanë shtuar dyshimet se hetuesit po verifikojnë gjithashtu nëse para aksidentit ka pasur lëvizje të dyshimta apo ndjekje nga një veturë tjetër.

Në këtë fazë, as policia dhe as prokuroria nuk kanë konfirmuar pretendimin se viktimat mund të jenë ndjekur. Institucionet po vijojnë të mbledhin prova dhe të analizojnë çdo rrethanë, me synimin për ta zbardhur plotësisht ngjarjen.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, pritet që institucionet përgjegjëse të japin informacione të tjera gjatë ditëve në vijim./Klankosovatv

të fundit

Financial Times: Trump Preparing New Tariffs on Around 60 Countries

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të ecë përpara me një paketë të re tarifash doganore ndaj rreth…

3 minutes ago

Day 52 of the Protest: Citizens Take to the Streets Again, Demand Prime Minister Rama’s Resignation

Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 52-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi…

3 minutes ago

Video/ Wreckage of Pan Am Plane Found in Atlantic After 74 Years, Crash Led to New Aviation Rules

Pas më shumë se shtatë dekadash, një ekip ndërkombëtar kërkimor ka zbuluar në fund të Oqeanit Atlantik rrënojat e fluturimit…

4 minutes ago

Gashi mirëpret presidenten e Indisë, në fokus rëndësia e figurës së Nënë Terezës

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, priti në vizitë zyrtare Presidenten e Republikës së Indisë, Draupadi Murmu. Kjo është…

4 minutes ago

Protestë masive në Përrenjas kundër bashkimit me Librazhdin: Qytetarët kërkojnë ruajtjen e bashkisë

Deklaratat e bëra nga kryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, mbi mundësinë që Bashkia e Përrenjasit të shkrihet…

4 minutes ago

“I Thought No One Would Stop Him”/ Former Model Recounts Abuse by Epstein

Roza Gilles, një ish-modele nga Uzbekistani, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të tregojë për herë të parë historinë e…

4 minutes ago