Categories: sport

Edon Zhegrova përfiton një mundësi të re për t’u dëshmuar te Juventusi

Edon Zhegrova do ta ketë sërish rastin të tregojë vlerat e tij me fanellën e Juventusit.

Sezoni i parë i sulmuesit të Kosovës ishte zhgënjyes, pasi u shoqërua me lëndime të shumta dhe aktivizim të kufizuar. Megjithatë, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Luciano Spalletti, ka vendosur t’i ofrojë atij një tjetër mundësi për të dëshmuar cilësitë që zotëron.

Të lidhura

None found

Gazeta e njohur italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Juventusi ka pranuar t’ia përmbushë dëshirën Zhegrovës për të qëndruar në klub edhe për një vit tjetër.

Kjo mundësi është krijuar nga qëndrimi i Nico Gonzalez. Mesfushori argjentinas ia ka bërë të ditur klubit italian se nuk e sheh të ardhmen e tij në Torino.

“Nico Gonzalez e ka bërë tashmë të qartë se nuk është i interesuar për të qëndruar në Torino. Ka mundësi reale që argjentinasi t’i bashkohet një ekipi të ri. Ai dëshiron të qëndrojë te Atletico, por negociatat nevojiten për ta kompletuar marrëveshjen”, shkruan gazeta italiane.

Sipas të njëjtit burim, synimi i Nicos për t’u larguar i hap rrugë Zhegrovës që të marrë një tjetër shans dhe të lërë pas paraqitjet e dobëta të sezonit të tij të parë.

Gjatë gjithë verës, reprezentuesi i Kosovës ka shprehur qartë dëshirën për të vazhduar qëndrimin në Torino. Përveçse nuk pranoi të zhvillonte negociata me klubet që shfaqën interesim, ai iu bashkua më herët edhe fazës përgatitore.

Objektivi i Zhegrovës është të sigurojë sa më shpejt vendin e tij te Juventusi, ndërsa në muajin shtator synon të rikthehet si titullar edhe te Kombëtarja e Kosovës.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago