Ish-kryeministri Sali Berisha i përgjigjur ambasadores së SHBA në vendin tonë Yuri Kim, pas deklaratave të saj se të shpallurit non-grata nuk e meritojnë të përfaqësojnë shqiptarët.
Me anë të një reagimi në twitter Berisha shkruan se deklaratat e sotme të Yuri Kim ishin shërbimi i fundit që ajo i bëri Edi Ramës.
Ai thekson se SHBA duhet të sjellë në Shqipëri FBI-në për të hetuar për pronat e abasadores Kim në vendin tonë, të cilat i ka vënë në mënyrë korruptive.
Postimi i Berishës:
Përgjigje zj. Yuri Kim.
Të dashur miq, Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan.
Por me dekleratën e saj për zjarre dhe zjarrëvënës në të vërtetë ajo përpiqet të fsheh aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera.
Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri.
Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të jap kontributin e saj për këtë transparencë.
Partia Demokratike shton se kandidatët e saj nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë. Ajo fton çdo shqiptar të marrë ndryshimin në duart e veta për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë! Bashkë Fitojmë! #sb
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadorja Kim ndërsa pyer për ish-kryeministrin Berisha, tha se shqiptarët meritojnë më shumë dhe se nuk duhet të përfaqësohen më në politikë nga persona të korruptuar.
/AlbEu.com/