shqiperi

Shqipëria notë proteste për gjuhën e ministrit britanik, ambasadori King-Smith takim me Xhaçkën

Shqipëria pritet të dërgojë një notë proteste për gjuhën e ministrit britanik i emigracionit Robert Jenrick, dhe për këtë arsye ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith është paraqitur sot në Ministrinë e Jashtme.

“Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diaspores në MEPJ bën me dije se Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King Smith i është dorëzuar sot paradite një Notë Verbale në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Të lidhura

None found

Përmes kësaj Note, MEPJ paraqiti shqetësimin për deklaratën më të fundit me gjuhë diskriminuese ndaj shqiptarëve nga ana e Ministrit të Shtetit për Imigrimin Robert Jenrick. MEPJ theksoi se kjo retorikë e përsëritur cenon frymën pozitive të bashkëpunimit bilateral të konfirmuar në Deklaratën e Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit Britanik Rishi Sunak, në të cilën ndër të tjera ndahet vlerësimi i përbashkët për rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkon shmangien e kësaj gjuhe urrejtjeje dhe diskriminimi dhe vijimin e dialogut edhe bashkëpunimit konstruktiv për të vënë në jetë angazhimet e ndërmarra së bashku si dy vende demokratike, partnere e aleate në organizmat ndërkombëtare.

Të vendet tona janë angazhuar përmes Deklaratës së Përbashkët që të nxisin më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit në një game të gjerë fushash me fokus rininë, inovacionin, turizmin, arsimin dhe investimet strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.”, njofton ministria.

Por, çfarë ka thënë ministri britanik Robert Jenrick për shqiptarët?

Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shteteve të huaja. Dje vizitova një qendër emigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt. Të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta, emigrantët e paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë.

të fundit

Kurti përshëndet SHBA-në në 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë dhe nënvizon mbështetjen historike për shqiptarët

Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Deklaratës së…

2 minutes ago

Jakaj calls for deputies not to go on break until Kosovo’s new institutions are established

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka vlerësuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës…

5 minutes ago

Sulm me dronë ndaj Shën Petersburgut, goditet një terminal nafte në port dhe shpërthejnë zjarre, në alarm qyteti i lindjes së Putin

Shën Petersburgu, qyteti ku ka lindur presidenti rus Vladimir Putin, është tronditur nga një varg shpërthimesh, ndërsa mediat ukrainase raportojnë…

5 minutes ago

Search and Rescue Association deploys drones in search for 78-year-old man from Prishtina

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim po vazhdon kërkimet për gjetjen e Xhafer Raqit, 78-vjeçar nga Bregu i Diellit…

6 minutes ago

Long queues at the border with Albania, authorities urge citizens to factor in delays

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së shtunës janë krijuar…

6 minutes ago

Weather Forecast for Today in North Macedonia

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erëra mesatare deri…

7 minutes ago