Sekretari për Çështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Petraq Milo deklaroi gjatë një konference për mediat se Shqipëria krahasuar me vendet e rajonit, megjithëse ka normat më të larta tatimore, tregon performancën më të ulët të treguesve kryesorë fiskalë.
“Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitin 2023, Shqipëria, ka performancën më të ulët të mbledhjes së të ardhurave në përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto krahasuar me vendet e rajonit“, tha Milo.
“Shqipëria mbledh të ardhura në nivelin e 27.9% të PBB, Bosnjë- Hercegovina mbledh të ardhura në nivelin 40.7% të PBB, Kosova mbledh të ardhura në nivelin 29.5% të PBB, Maqedonia e Veriut mbledh të ardhura në nivelin 33.0% të PBB, Mali i Zi mbledh të ardhura në nivelin 41.8% të PBB, Serbia mbledh të ardhura në nivelin e 42.6% të PBB“, theksoi Milo.
Sipas tij, performanca e ulët e mbledhjes së të ardhurave është e lidhur me nivelin më të ulët të shpenzimeve publike në përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, krahasuar me vendet e rajonit.
“Shqipëria shpenzon 29.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Bosnjë-Hercogovina shpenzon 41.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Maqedonia e Veriut shpenzon 37.9% të prodhimit të Brendshëm Bruto, Mali i Zi shpenzon 41.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Serbia shpenzon 43.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, vijoi ai.
Niveli i ulët i shpenzimeve publike në krahasim me vendet e rajonit, përcakton në vijim dhe nivelin e ulët të shpenzimeve në arsim, shëndetësi dhe shpenzimet sociale në tërësi.
“Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Mal të Zi janë 22.0% të PBB; Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Bosnjë-Hercegovinë janë 21.8%; Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Serbi janë 20.3%; Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Maqedoninë e Veriut janë 14.3% Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri janë 13.7%. Vetëm shpenzimet në shëndetësi tregojnë një diferencë të madhe krahasuar me vendet e rajonit, Shpenzimet për shëndetësi në Mal të Zi janë 10.6 % të PBB; Shpenzimet për shëndetësi në Bosnjë- Hercegovinë janë 6.7%; Shpenzimet për shëndetësi në Serbi janë 5.1%; Shpenzimet për shëndetësi në Maqedoninë e Veriut janë 8.2%; Shpenzimet për shëndetësi në Kosovë janë 3.4%; Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri janë 3.4%. Edhe shpenzimet për arsim janë në nivele më të ulta krahasuar me vendet e rajonit Shpenzimet për arsim në Mal të Zi janë 4.2 % të PBB; Shpenzimet për arsim në Serbi janë 4.0%; Shpenzimet për arsim në Maqedoninë e Veriut janë 2.7% Shpenzimet për arsim në Kosovë janë 4.3%, Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri janë 2.1%. Vetëm një reformë e thellë fiskale mund të çlirojë më shumë fonde për të plotësuar nevojat për financim në nivelin rajonal të arsimit, të shëndetësisë si dhe të mbështetjes sociale”, deklaroi më tej Milo.