Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me pamje nga finalja e mbrëmshme e Conference League mes Romës dhe Feyenoord në “Air Albania” e cila u fitua nga ekipit romak me rezultatin e 1-0.
Për fat të mirë, përpos incidenteve sporadike, finalja shkoi në mënyrë perfekte sa i përket mbarëvajtjes dhe organizimit, e padyshim që ky ishte qëllimi i madh i Policisë Shtetit dhe jo vetëm.
Pamje fantastike na dhuroi edhe Marash Kumbulla, i cili gjatë festës në fundin e finales vërdallisej me flamurin “kuqezi” në shpinë.
Rama në postimin e tij falenderon të gjithë ata që i dhanë jetë eurombajtjes së Shqipërisë.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES ?
dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë? /albeu.com