“Shqipëria është në rrezik të madh”, Berisha: Po rrisim fëmijë për emigracion

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme ishte në një takim me qytetarët demokratë në Mirditë. Berisha foli për rëndësinë e votës së lië dhe sistemin e krijuar nga Partia Socialiste me patronazhistët.

Ai tha se të rinjtë tanimë nuk e pranojmë me realitetin e krijuar në vendin e tyre dhe zgjedhin të largohen duke theksuar se Shqipëria është në rrezik të madh.

Matthijs de Ligt rikthehet të flasë për përvojën e tij tek Juventusi. Mbrojtësi holandez, i transferuar pak ditë më parë te Bayerni, zbuloi për ESPN arsyen që e shtyu atë në korrik të vitit 2019 të largohej nga Ajaxi për t’iu bashkuar Juves.

“Zgjodha të shkoja tek Juventusi me idenë për të luajtur futboll më sulmues, sepse trajner ishte Sarri: ai ka një reputacion të madh për atë që bëri me Napolin dhe Chelsea-n dhe mendova se do të gjeja një stil loje të ngjashëm me të Ajaxit. Fatkeqësisht pas një viti ai u largua”.

De Ligt më pas theksoi se largimi i Sarrit ndikoi në vendimin e tij për t’u larguar nga Seria A. Me Sarrin në stol, mbrojtësi holandez shënoi 4 gola dhe dha 1 asistim në 39 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar edhe një titull kampion.“Ky njeri tani thotë këta nuk do votojnë. Një kryeministër që vendos që qytetarët të votojnë formalisht nuk ka vështirësi që ta bëjë këtë gjë. Ai ngriti sistemin e patronazhistëve, sistemin e bandave, sistemin e blerjes së votës. Të gjitha këto vrasin shpresën.

Nëse deri më sot kanë ikur mbi 744 mijë qytetarë, faktor më themelor është mungesa e shpresës se mund të ndryshohej pushteti, se Shqipëria mund të bëhet. Njerëzit që nuk e konsiderojnë të shenjtë votën e lirë. Nuk respektojnë lirinë e tjetrit. Ata bëhen ndër më të rrezikshmit.

Ata bëhen terroristë. Ata bëhen çdo gjë. Ai është një kontigjent që vepron si kope. Ne e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë t’i delegosh ndërgjegjen tjetrit. Ajo është katastrofa më e madhe njerëzore. Të rinjtë këtë nuk e pranojnë.

Të rinjtë kjo i dëshpëron. 80% e atyre që janë larguar janë nën moshën 35-vjeç. Ne rrisim fëmijë për emigracion. Shqipëria është në një rrezik të madh, real. Këtu jemi në një kompleks. Kjo është njëra anë, shkatërrimi. Investimi. Unë nuk di sa janë bërë në Mirditë”, tha Berisha.