“Shqipëria e 8-ta në Evropë”, Rama: Për 1225 shërbime e kemi zhdukur korrupsionin

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë ditën e djeshme bëri me dije se Shqipëria renditet e teta në Evropë lidhur me zhvillimin e sistemeve teknologjike.

Kjo sipas treguesit të  zhvillimit digjital të Kombeve të Bashkuara.

Sakaq, ditën e sotme, përmes një postimi në Facebokk, Rama ka publikuar grafikët që tregojnë sipas tij, revolucioni digjital.

Kryeministri shprehet se vendi ynë ka shumë punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit, por për 1225 shërbime publike që tashmë janë online, korrupsioni është zhdukur.

Postimi i plote:
? LAJM SHUMË I MIRË
??Këto tabela janë nxjerr nga Raporti i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital të vendeve anëtare. Shqipëria renditet e 8-ta në Europë dhe e 19-ta në botë për Shërbimet Publike Online, një lajm shumë i bukur për t’u përcjellë nga kanalet e nga portalet që nxijnë përditë nga balta e gjysëm të vërtetave, sajesave, akuzave, sharjeve e banaliteteve gjithëfarësoj
Por më e rëndësishme akoma, një lajm për të vërtetën e madhe dhe të mohuar masivisht, se Shqipëria e sporteleve me hekura, e turmave nëpër radha për të marrë një copë letër, e bakshisheve për çdo shërbim në sportel i takon të shkuarës
Ka ende shumë për të bërë kundër korrupsionit dhe për forcimin e administratës, po ama për 1225 shërbime publike (95% e gjithë shërbimeve) vendi ynë e ka zhdukur korrupsionin, duke u ngjitur në pozicione që deri para disa vitesh as mund të imagjinoheshin, nga fundi i pusit ku e nisëm rrugën e #RevolucionitDigjital
*Shumëkush flet përçart për sulmin kibernetik mbi Shqipërinë, duke harruar dy fakte të thjeshta, e para se jemi sulmuar pikërisht ngaqë jemi zhvilluar (po të ishim akoma me sportele në shi e në diell, s’do na sulmonin dot) dhe e dyta, se sulmi ka dështuar pikërisht sepse kemi investuar si duhet, duke bërë shumë me pak, e duke u renditur ndër vendet më të zhvilluara për shërbimet publike online.