“Shqipëria, avokate e Kosovës”, Spiropali: Absurde se si Kosova vazhdon të jetë e izoluar

 

Ministraj e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në mbledhjen e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri me rastin e  110 vjetorit të Pavarësisë, u shpreh se Shqipria është avokate e Kosovës për daljan e saj nga izolimi i vizave.

Spiropali shtoi se Kosova ishte para që solli ndihma pas tërmetit të 26 nëtorit, ndër Shqipëria ishte e para që dërgoi vaksinat ndaj Covid-19 në Kosovë.

Fjala e Spiropalit:

Kjo qeveri dhe kryeministri i saj janë optimist për fatin e Shqipërisë. Jemi optimistë dhe atëherë kur gurët e fatit rrokullisen sipër nesh, siç ndodhi me tërmetin e 26 nëntorit apo pandeminë. Ne shpresuam, punuam dhe po ia dalim t’i përballim këto sfida.

Dje gjatë ditëve të tmerrshme të tërmetit ndihma e parë erdhi nga Kosova. vaksinat e Shqipërisë ishin oferta e parë.
Shqipëria ka insistuar dhe insiston që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmat për paqe.

Shqipëria është një nga vendet që e ka njohur izolimin, ndaj është një nga avokatet e Kosovës. Është absurde se si vazhdon të qëndrojë e izoluar në regjimin e vizave”, tha ndër të tjera Spiropali./albeu.com