Shqipëri-Hungari: Nis shitja e biletave, ja çmimi dhe ku mund t’i gjeni

Ka nisur momentalisht shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Hungari.

Shqipëria do të luajë takimet e muajit shtator që janë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Fillimisht kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertën e vështirë polake, ku duhet të masin forcat me Kombëtaren pretendente për vendin e dytë. Më pas një tjetër sfidë e vështirë i pret lojtarët e drejtuar nga ana e Rejës, pasi do të ndeshen me Hungarinë.

Por këtë herë në “Elbasan Arena”, duke pasur mbështetjen e tifozëve kuqezi. Pak më parë janë publikuar edhe çmimet e biletave, ndërsa nga dita e nesërme do të nisi shitja e tyre në stadiumin kombëtar “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”, ndërsa në 26 gusht mund të gjenden edhe në “Elbasan Arena”./albeu.com


Shtuar 22.08.2021 15:39