Shpërthim pas mesnate në një banesë në Tiranë, 34-vjeçarit i hidhet tritol në ballkon

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në verandën e banesës së një 34-vjeçari në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2023, rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së shtetasit D. C., 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit./Albeu.com/


Shtuar 22.01.2023 10:02