Shpërthen bombola e gazit në një apartament në plazh.
Forcat zjarrfikëse kanë arritur të ndërhyjnë në kohë për të shuar zjarrin në një apartament pushimi te Rana e Hedhun, pasi ka shpërthyer një bombol gazi.
Flakët e zjarrit kanë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Nga ana e policisë po kryen veprimet proceduriale, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.