Shpallen në kërkim kryeinspektori dhe inspektori i IMT Elbasan, akuzohen se morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë shpallur në kërkim një 38-vjeçar me inicialet A. M., me detyrë kryeinspektor në IMT Elbasan dhe 50-vjeçarin me inicialet B. Q., inspektor pasi gjykata u ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Dyshohet se në muajin prill 2024, ata nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dhe kanë marrë rryshfet për këtë favorizim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e këtyre 2 shtetasve.


Shtuar 23.04.2024 20:33