Një stan është përfshirë nga flakët në fshatin Kaçak të Maliqit. Stani ishte në pronësi të shtetasit Petrit Fasho.
Mësohet se ambienti është shkrumbuar totalisht ndërkohë që gjithë bagëtitë e fermerit kanë ngordhur, një viç e më tepër se 40 keca.
Sipas përllogaritjeve dëmi është i konsiderueshëm dhe shkon mbi 4 milion lekë.
Ndërkohë zjarrfiksja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve sapo ka arritur.
Njoftimi:
Maliq/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, jemi njoftuar se në fshatin Kakaç, Maliq, ka rënë zjarr në stallën e bagëtive në pronësi të shtetasit P. F., ku për pasojë janë djegur disa krerë bagëti të imëta. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.