Shkodër/ Përfshihet nga flakët një makinë, policia në vendngjarje

Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Loro Boriçi”, në rrugën kryesore nga teatri “Migjeni” në drejtim të Kirasit.

Të lidhura

None found

Shkaqet nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa në zonë për shuarjen e flakëve ndërhyri shërbimi zjarrfikës.

Dyshimet e para janë për një shkëndijë elektrike. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.


Shtuar 10.03.2024 22:32