Trekëndëshi Donald, Bora e Beatris ka qenë mjaft i përfolur kohët e fundit.
Shoqja e Borës, Semi Jaupaj, sapo ka publikuar këngën më të re me titull “Mos u kthe”. Ky projekt është shkruar nga Ylli Limani dhe mesa duket është një dedikim personal.
“Mos u kthe, shko te zemra tjetër që të pret”, thotë teksti i këngës, që duket si diçka domethënëse për raportin Donald-Bora.
Ajo ç’ka ka tërhequr vëmendjen në klip është edhe arushi që Semi mban në duar, pasi është pikërisht i njëjti që kishte në lojën e “Big Brother VIP”.
Madje, kur u eliminua ia la Donaldit, derisa ky i fundit nisi lidhjen me Trixën dhe ia ktheu sërish Jaupajt.
“Mos u kthe” pritet të jetë një hit i vërtetë. Ndërkohë, fansat janë kuriozë se si do e presë Donaldi pasi ta dëgjojë./albeu.com/