“Shkakton haluçinacione dhe gjendje ankthi”, Karamuço tregon lëndën narkotike që po shpërndahet në shkolla

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka treguar një lëndë narkotike që po përdoret masivisht në vendin tonë.

Karamuço tha në një intervistë me Juli Xhokaxhin se në Shqipëri kanë futur një derivat të hashashit, të quajtur Skunk.

Ai tha se kjo lëndë narkotike shkakton stres, ankth dhe haluçinacione dhe përdoruesit kur paraqiten te mjekët nuk e kuptojnë ku qëndron problemi.

Është situata më alarmante në këto 30 vjet me përdorimin e lëndëve narkotike. Tani kanë futur Skunkun, derivat i hashashit, është lloj hashashi sintetik, dhe mjekët tanë kur shkojnë të rinjtë u japin ilaçe për stresin dhe ankthin. Drogat kanë dëmtime të parikthyeshme në sistemin tonë nervor.

Ai thotë se po më shqetëson gjendja, e anktit, e depresionit, e haluçinacioneve që vjen si pasojë e kësaj. Shkakton probleme në shëndet, sidomos problemet e mushkërisë, veshkave”, theksoi eksperti.

 


Shtuar 24.03.2023 17:43