Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 44-vjeçari në Sarandë

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Policia informon se në pranga ka rënë shtetasi P. M., 44 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit ndaj 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 63 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 16.11.2023 08:43