Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi kanosi me armë zjarri pushkë xhaxhanë e tij. Sipas policisë shkak për konfliktin janë bërë motivet e pronësisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një konflikt ndërmjet disa familjarëve mund të përshkallëzohej deri në përdorimin e armës së zjarrit, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti.
None found
“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në vendin e ngjarjes, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Elvis Kosuri 29 vjeç, banues në fshatin Gimaj, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, xhaxhanë e tij, shtetasin Z. K., 64 vjeç, banues në fshatin Ndërlisaj, Shkodër”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë, disa fishekë luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa që u gjetën në banesën e 29-vjeçarit.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./albeu.com/
Reperja e njohur shqiptare Melinda Ademi duket se po përgatit një tjetër projekt të rëndësishëm muzikor, kësaj radhe me një…
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka prezantuar një plan të ri të gjerë për luftën kundër zjarreve në pyje, pas…
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka deklaruar se marrveshja mes SHBA-së dhe Iranit do të jetë e pamundur,…
Tre kontrolle janë ushtruar në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shkodër, Durrës dhe Peqin, ku janë gjetur dhe…
Aktorja Ema Andrea ka dhënë një nga rrëfimet më të ndjera në Podcastin e Grida Dumës, ku ka folur hapur…
Netflix do të sjellë më 3 qershor serialin e ri dokumentar me tre pjesë “Michael Jackson: Verdict”, i cili rikthen…