“Sherr” në Kongres, Braçe kapet me Arben Pëllumbin: Tani do që unë mos të flas, kjo nuk ka ndodhur që nga 90-ta

Kongresi i PS ka nisur punimet e tij që prej orën 09:30 dhe si asnjëherë më parë ka nisur me 5 takime njëherazi në sheshe ku po diskutohet me grupet e interesit.

Një episod jo fort i këndshëm është regjistruar në panelin e Bujqësisë ku në të është pozicionuar edhe deputeti Erion Braçe.

Ashtu siç ka bërë shpesh në rrjetet sociale, Braçe edhe sot është ndalur te problematika e fermerëve me një fjalim të gjatë duke nisur nga mungesa e mbështetjes ndaj fermerëve e deri te abuzimi që bëjnë tregtarët e mëdhenj.

Gjatë këtij fjalimi të gjatë nuk ka munguar një përplasje me Arben Pëllumbin, i cili i kërkoi kolegut të tij të ndëpriste fjalën.

Pëllumbi: Të lutem, përmbylle se duan të flasin dhe të tjerë.

Erion Braçe: Unë me thënë të drejtën dëgjova deri tani, i pranoj lavdërimet, po do dëgjoja disa sugjerim që duhet t’i marrim, se vitin tjetër do jetë vonë, për PS dhe për bujqësinë. Tani ti do që unë të mos flasë, që nga 1990 kjo s’ka ndodhur.