Disa persona janë konfliktuar fizikisht në një berberhane në qytetin e Vlorës.
Si pasojë e sherrit kanë mbetur të lënduar dy adoleshentë të moshës 15 dhe 17-vjeç, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar në komisariat tre persona.