195 familje të tjera nga të gjitha njësitë administrative të bashkisë Durrës u bënë me shtëpi të re.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha sot se këto familje përfituan apartamentet e tyre në lagjen e re në Spitallë në ditën e dytë të shorteut publik që u zhvillua për këtë zonë.
Sipas Sakos, kjo lagje e re model nga pikëpamja urbane ka edhe vende parkimi, hapësira të gjelbra dhe qendra të ndryshme shërbimi.
Shorteu do të vijojë edhe për të gjitha familjet e tjera që do të përfitojnë shtëpi në këtë lagje me 85 pallate dhe 996 apartamente me standarde moderne.
Lagjja e re urbane në Spitallë është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme nga vendet e parkimit, hapësirat e gjelbra dhe qendra të ndryshme shërbimi.
Zona e Spitallës në Durrës po transformohet rrënjësisht vitet e fundit, falë projekteve madhore të rikualifikimit urban, të cilat ofrojnë standarde moderne të infrastrukturës, dhe përmirësim të ndjeshëm të jetës së përditshme të banorëve.