“Sa të peshon dora mor qerrata”, Kryemadhi: Një firmë për inceneratorin e Tiranës baraz me 91 milionë euro të qytetarëve

Kryetarja e dorëhequr e LSI (parti e cila tashmë quhet Partia e Lirisë) vazhdon me denoncimet në lidhje me aferën e inceneratorëve.  Monika Kryemadhi shkruan në Facebook se, një firmë për inceneratorin e Tiranës është e barabartë me 91 milionë euro të qytetarëve të vendit.

Më tej shkruan se, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është rrënja e inceneratorit korruptiv të Tiranës.

Të lidhura

None found

“Sa të peshon dora mor qerrata, 1 firmë për inceneratorin e Tiranës = 91 milionë Euro të qytetarëve të vendit. Erion Veliaj është rrënja e inceneratorit korruptiv të Tiranës. Firma e paligjshme e tij ka mundësuar miratimin e koncesionit korruptiv, i cili ka lidhur taksat e qytetarëve të Tiranës deri në vitin 2047!

Këtë vlerë “të artë” që ka pasur firma e Veliaj, e tregon më së miri, ministri i Financave në shkresën e radhës për procedurën koncesionare: “Referuar shkresës nr. 8275/1 prot., datë 27.03.2017, me anën e së cilës Kryetari i Bashkisë Tiranë është shprehur parimisht dakord për rolin e kësaj Bashkie referuar studimit të fizibilitetit, shprehemi pa komente për sa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë.”

Revolucioni Antikorrupsion do t’i zhdukë përgjithmonë këto firma zyrtarësh publikë me vlera të frikshme, për koncesione fiktive, që i ngjajnë skemave mafioze më të sofistikuara”, shkruan Kryemadhi./albeu.com


dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber