Rritja e çmimeve, Durrësi dhe Lezha bllokojnë rrugët (VIDEO)

Në Durrës kanë dalë në protestë disa qytetarë, si dhe studentë dhe anëtarë të sindikatave të pavarura.

Mësohet se ata do të bllokojnë rrugën si shenjë proteste për rritjen e madhe të çmimit të naftës ditët e fundit.

“Poshtë qeverisë e oligarkëve”, qytetarët për të tretën ditë protestë para Kryeministrisë, kërkojnë uljen e çmimeve
Po ashtu, edhe në Lezhë qytetarët janë ngritur në protestë duke bllokuar rrugën e kalimit të makinave.

Përballë tyre është shtuar edhe prania e uniformave të policisë.


Shtuar 11.03.2022 17:29