Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në një sheshpushim pallati një shtetas kishte keqtrajtuar një kafshë (qen), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Në rrugën “Thoma Koxhaj”, u kap në flagrancë direkt pas kryerjes së veprës penale dhe u shoqërua në komisariat shtetasi A. K., 41 vjeç.
Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe u procedua në gjendje të lirë autori i dyshuar, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, parashikuar nga neni 207/c i Kodit Penal.