Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është shfaqur mjaft elegante në Instagram.
Ajo ka pozuar në krah me artisten Katy Perry në xhirimet e spektaklit “American Idol”.
Këngëtarja shqiptare mori pjesë si e ftuar speciale në spektaklin më të shikuar të talenteve të reja në Amerikë, për të promovuar këngën e saj të fundit “Finish Line”.
Ajo ishte veshur me një xhaketë sportive të kuqe, e cila binte shumë në sy, të cilën e kombinoi me një fund të kuq, shkruan DailyMail.
Flokët e saj bionde ishin të stiluara në stilin e kaçurrelave voluminoze dhe ajo e kompletoi pamjen e saj me një makijazh magjepsës për të theksuar tiparet e saj të bukura.
Katy dukej po aq mahnitëse e veshur me një fustan të zi të ngushtë, të dizajnuar me disqe të pasqyruara që shkëlqenin nën drita.
Rita krijoi këngën e re me këngëtaren fituese të çmimeve Diane Warren, 65-vjeçe, si pjesë e një nisme të re feministe për të inkurajuar barazinë midis burrave dhe grave.