shqiperi

Rama nuk i ndahet opozitës: Kanë marrë peng Parlamentin, në Shkodër asnjë përkujdesje

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim për procesin e rienergjizimit të PS me organizatat socialiste 1140 Peshkopi dhe Klos.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se,” Opozita ka marrë peng Parlamentin vetëm për interesat e tyre, por nuk dëmtohen ata se në fund kanë shumë më tepër se shumica e votuesve”

Të lidhura

None found

Fajimi i Edi Ramës:

“Ne jemi një forcë që sjell progres, ndërkohë që forcat e tjera sjellin rrëmujë, një status-quo që degradojnë realitetin ku ata qeverisin. Unë isha në Shkodër dhe realisht më ka lënë një mbresë shumë të keqe stadiumi i Shkodrës. Kjo ndodh kudo dhe kurdo kur ata marrin mandatin. Një stadium i ri për të luajtur ndeshjet ndërkombëtare që ishte katandisur në një objekt sikur aty kishte rënë bomba dhe prej vitesh nuk kishte shkelur njeri. Asnjë përkujdesje. Si stadiumi është e gjithë Shkodra, e cila hap pas hapi ka nisur të marrë veten. Si stadiumi ka qenë çdo bashki e Dibrës dhe këtë mund ta dëshmojnë lehtësisht të gjithë qytetarët që i kanë parë të gjitha fazat.

Nëse sot kemi një panoramë që materializohet në kantiere të mëdha, përtej kantiereve, kjo vjen si rezultat i përmirësimit të realitetit të PS në Dibër. Besoj që edhe shifrat e anëtarësimeve të reja, të cilat janë mbresëlënëse janë tregues të këtij fakti. Kanë shkuar në Parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng Parlamentin vetëm për interesat e tyre. Nuk dëmtohen ata. Në fund kanë shumë më tepër se sa çkanë shumica dërrmuese e atyre që kanë votuar. E sjell këtë shembull për të thënë se fillimi i një ndryshimit të kahjes së një mendimi se cilën parti duhet të mbështes dhe që sot është një potencial që duhet ta shfrytëzojmë. Nuk ka fare për ne rëndësi nëse dikush ka qenë përballë nesh, dhe kur është i gatshëm të bashkohet duhet ta mirëpresim krah hapur,” tha Rama.

të fundit

Italian Who Staged His Own Murder in Albania: I Went Out in Vlora and Said I Was a Writer

Pasi la pas një skenë krimi që duhej zgjidhur Davide vazhdoi udhëtimin e tij. Mediat italiane dhe shqiptare u ndezën…

4 hours ago

Middle East Tensions/ US Halts Strikes on Iran as Houthis Open New Front in the Red Sea

Shtetet e Bashkuara kanë ndalur sulmet ajrore kundër Iranit pas trembëdhjetë ditësh rresht operacionesh ushtarake. Presidenti Donald Trump ka urdhëruar…

4 hours ago

43-Year-Old Influencer Killed by Husband After Publicly Accusing Him of Pedophilia

Një influencuese amerikane është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, vetëm pak ditë pasi e kishte akuzuar publikisht…

4 hours ago

French Minister for European Affairs Visits Kosovo for the First Time, Welcomed by Zulfaj

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, i ka uruar mirëseardhje ministrit francez për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad, në…

4 hours ago

Horoskopi 27 korrik 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata do ju udhëheqin drejt rrugës…

4 hours ago

Italiani që inskenoi vrasjen e tij në Shqipëri: Dilja në Vlorë, thoja jam shkrimtar

Pasi la pas një skenë krimi që duhej zgjidhur Davide vazhdoi udhëtimin e tij. Mediat italiane dhe shqiptare u ndezën…

5 hours ago