Rama reagon pas takimit me shefin e UEFA-s: S’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një takimi të zhvilluar me Alexander Ceferin gjatë ditës së sotme.

Rama u shpreh se Ceferin s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët të zhvillimit të finales së parë europiane në Tiranë.

Gjithashtu Rama është shprehur se Ceferin mbështet një proces zgjedhor të besueshëm brenda FSHF-së.

“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tê zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të #FSHFSoccer ball #FairPlay”, shkruan Rama./albeu.com/


Shtuar 3.02.2022 20:29