shqiperi

Rama, greqisht në Dropull, mesazh për kryeministrin grek: Politika elektorale trazon dhe rrjedhën vëllzërore

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Dropull për inaugurimin e shteti të Derviçanit, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis, ish-kryeministrit grek që i është vënë dhe një bust.

Gjatë fjalës së tij, Rama i përcolli një mesazh homologut të tij të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis për të cilin tha se do të donte që ai të ishte prezent sot në përurimin e bustit të babait të tij, Konstantinos Mitsotakis.

Të lidhura

None found

Teksa i konsideroi shqiptarët dhe grekët si popuj vëllezër, Rama tha se politika e trazon këtë rrjedhë.

“Mjafton ta kesh parë në një material arkivor të televizionit grek ku ai flet me sensin aristokratik të humorit, për kokëfortësinë e gruas së tij arvanitase. Kjo ushqen dhe lidhjen e pandashme mes dy vendeve tona, që e shkuara i ka përzierë aq shumë, saqë po mos t’i dallojë gjuha, asgjë s’i bën të pandashme. Do të kisha dëshiruar që këtu të ishte sot Mitsotakis, por me siguri që ai do të kthehet në këtë shesh, pasi që nga sot sheshi mban emrin e të atit. Më vjen mirë që këtu bashkë me mua është një deputet, tashmë i thinjur.

Fatkeqësisht politika elektorale me nevojat e saj jo domethënëse per fatet e popujve tanë trazon edhe rrjedhën e natyrshme të vëllazërisë qysh në lindjen e kohërave.

Por janë gjëra që kalojnë edhe pse do të ishte mirë që të mos ndodhnin. Sic ishte mirë të mos ndodhin, por herë më lehtë edhe herë më vështirë kalojnë edhe sherret mes vëllezërit që jetojnë në një shtëpi.

Trazimet dhe keqkuptimet jo vetëm kalojnë, por e bëjnë edhe më me kuptim lidhjet e pandashme mes dy popujve dhe vendeve tona, për të cilat edhe dy kundërshtarët e paepur, Konstantinos Mitsotakis dhe Andrea Papandreou jo vetëm kishin të njëjtën bindje, por bënë çka mundën  në kohën e shkurtër që patën pushtet në kohën kur Shqipëria sapo doli nga izolimi”, tha Rama.

të fundit

“Your end is coming!”/ Protest outside the Prime Minister’s Office ends after four hours, citizens march through the streets of Tirana and express support for the two jailed boys: We are with you!

Është mbyllur pas katër orësh protesta e zhvilluar para Kryeministrisë, ku qytetarët u mblodhën për të 36-ën ditë me radhë,…

5 minutes ago

A 34-year-old man stabs three passersby in Clermont-Ferrand, wounded by police during the intervention

Në Clermont-Ferrand të Francës, tre kalimtarë u sulmuan me thikë nga një burrë. Ngjarja u bë e ditur nga kanali…

5 minutes ago

“Where are we going?”, Minister Hoxha reacts after violent acts at protest: Albania more developed than ever, we still have much to do

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me dhunën e ditës…

5 minutes ago

Zyrtari republikan amerikan vlerëson publikisht Policinë e Kosovës për punën e saj të jashtëzakonshme

Një zyrtar republikan amerikan ka shprehur mirënjohje publike për Policinë e Kosovës, duke vlerësuar profesionalizmin, mikpritjen dhe përkushtimin e saj…

6 minutes ago

Kosovo Customs: We Have Been Involved From the Start in the Investigation Into Suspected Organized Crime

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se, me vendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka qenë e…

6 minutes ago

BMW sqaron arsyet pse X5 i ri nuk do të ketë më derën e pasme të ndarë

Këtë javë, BMW zbuloi X5 të gjeneratës së pestë. Ndërsa titujt kryesorë rrethuan pesë motorët e saj të ndryshëm globalë,…

9 minutes ago