shqiperi

Rama homazhe për viktimat e 21 janarit, vendos lule në vendin ku u vranë (VIDEO)

Sot shënohet 11 vjet nga protesta e 21 janarit ku mbetën të vrarë me armë 4 protestues. Kryeministri Edi Rama së bashku me ministra, deputetë dhe familjarë të viktimave kanë zhvilluar sot homazhe duke vendosur karafila në vendon ku u vranë protestuesit, te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Kujtojmë se më herët, përmes një postimi në Faceook, Rama shprehu bindjen se drejtësia e re do të veprojë për vrasjen e protestuesve.

Të lidhura

None found

Çfarë ndodhi më 21 janar

Ngjarja e 21 janarit të vitit 2011 është një ndër më të dhimbshmet në vendin tonë, ku mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Protestues të shumtë iu drejtuan kryeministrisë duke kundërshtuar rregullat e vendosura nga qeveria. Vendi në atë kohë ishte nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe Garda e Republikës nga aty ku u qëllua ndaj 4 qytetarëve që mbetën të vdekur ishte nën komandën e Ndrea Prendi.

Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u shpallën “Dëshmorë të Atdheu” në përkujtimoren e 10-të. Si çdo vit edhe këtë 21 janar nuk do të mungojnë homazhet nga familjarët dhe politikanët në vendin ku u vranë protestuesit. Padyshim që 21 janari është një ndër ngjarjet më të rënda në Shqipëri ndërsa familjarët e viktimave, nuk kërkojnë gjë tjetër veçse drejtësi, pasi kjo ngjarje nuk është zbardhur e plotë dhe vijon të prodhojë debate.

të fundit

Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve”: 5 rrjete tregtare angazhohen të mos rrisin çmimet deri më 12 janar!

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën “Pasqyra e Çmimeve” bashkë me nismën “KURSE”, të cilat kanë për qëllim uljen e…

4 minutes ago

Xhemal Ibishi ngjitet në krye – sulmuesi i Malishevës fiton çmimin “Ylli i Javës

Xhemal Ibishi i Malishevës është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së tetë në Superligën e Kosovës, duke fituar…

6 minutes ago

Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake e xhandarmërie pranë kufirit me Kosovën, situata ngjason me veprimet e Rusisë para aneksimit të Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Serbia ka të vendosura 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë pranë kufirit…

11 minutes ago

VLEN drejt finalizimit të marrëveshjes për zëvendësministrat, emrat priten deri në fund të tetorit?!

Koalicioni VLEN vazhdon diskutimet intensive me partnerët e koalicionit qeveritar për harmonizimin e pozicioneve në eshallonin e dytë të pushtetit…

15 minutes ago

Ngrohja qendrore në Shkup mund të nisë nga nesër

Duke filluar nga nesër, përdoruesit do të kenë ngrohje qendrore të lidhur me sistemet e ngrohjes të menaxhuara nga SHA…

17 minutes ago

Atentati me lëndë plasëse në Gjirokastër ku humbi jetën Beqir Devolli, policia merr në pyetje 23 persona

Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Beqir Devollit, i njohur si Çilo Hundërri, i cili humbi jetën dy ditë…

19 minutes ago