Categories: sport

Xhemal Ibishi ngjitet në krye – sulmuesi i Malishevës fiton çmimin “Ylli i Javës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zgjedhur sulmuesin e Malishevës, Xhemal Ibishi, si lojtarin më të mirë të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës, duke i akorduar atij çmimin “Ylli i Javës”.

Të lidhura

None found

25-vjeçari u shfaq në nivelin më të lartë në duel kundër kampiones në fuqi, Dritës, ku shënoi golin e vetëm të takimit, që solli tri pikë shumë të rëndësishme për ekipin e tij.

Takimi u luajt të premten, kur Malisheva arriti fitoren minimale1-0 ndaj Dritës, dhe goli i Ibishit doli të ishte ai që zgjidhi një përballje tepër të komplikuar.

Nga federata kanë vlerësuar me lartësi performancën e futbollistit, duke nënvizuar se ai nuk u kufizua vetëm te goli i fitores, por dha kontribut të vazhdueshëm përgjatë gjithë90 minutave.

“Ibishi realizoi golin e vetëm dhe vendimtar të takimit, duke i siguruar Malishevës tri pikë tejet të vlefshme në një përballje të vështirë në udhëtim. Përveç golit, ai u dallua me angazhimin dhe kontributin e tij gjatë gjithë ndeshjes”, thuhet në njoftimin e FFK-së./

të fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Vazhdojmë të përballemi me Hamasin! Shqipëria, qëndrim të palëkundur kundër terrorizmit, antisemitizmit dhe Iranit

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ka falënderuar Shqipërinë për qëndrimin e saj kundër terrorizmit dhe antisemitizmit, si dhe…

3 minutes ago

Kosova firmos kontratën 40-milionëshe me Bankën Evropiane të Investimeve për përmirësimin e kujdesit shëndetësor

Nënshkruhet marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për sektorin e shëndetësisë në vlerë prej 41 milionë…

10 minutes ago

Kryeministri Rama paralajmëron pikat e shitjes me pakicë: Gjoba nëse spekuloni me çmimet

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se qeveria synon të zgjerojë më tej përfshirjen e bizneseve në platformën “Pasqyra…

15 minutes ago

Xhixha pas supergolit në derbi: Nuk është fshehtësi – vendosëm 2-0’në, por u tërhoqëm; e rregullojmë gjatë javës

Redon XhixhaTirana mposhti Partizanin në derbin e parë të kryeqytetit, për llogari të javës së 6-të të “Abissnet Superiores” [...]Read…

18 minutes ago

Berisha për kursin e këmbimit: Leku është bërë “narkos”, Shqipëria është shndërruar në lavatriçe të parave të drogës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencë për mediat komentoi rënien e euros. Berisha u shpreh se leku është…

19 minutes ago

Vetëm pak ditë pas miratimit, ligji për Specialen ndez debat mes partive dhe BE-së

Partitë parlamentare në Kosovë kanë reaguar pas deklaratës së komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e cila kritikoi…

32 minutes ago