Partia Socialiste duket se po shkon drejt mandatit të pestë në Bashkinë e Elbasanit, pasi kandidati i tyre Gledis Llatja ka marrë 24962 vota, ose ndryshe 55.13% nga 151 QV të numëruara nga 224 që janë në total.
Ndërkohë kandidati i djathtë Luçiano Boçi ka marrë 20319 vota deri në këto momente.
Nëse rezultati do të mbetej i pandryshuar ky do të ishte mandati i dytë radhazi i Llatjan në krye të Bashkisë së Elbasanit, i cili pason në këtë detyrë një tjetër socialist si Qazim Sejdini i cili qenroi në krye të Bashkisë për tre mandate, nga viti 2007 deri në vitin 2019-të.