Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest shtëpie për ish-konkurentin e Përputhen, Alban Dyrmishi.
Dyrmishi akuzohet se shfrytëzonte dy vajza për prostitucion në një qendër masazhi në Tiranë.
29-vjeçari u arrestua ditën e djeshme, pasi policia zbuloi skemën e shfrytëzimit të prostitucionit. Pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja. /albeu.com