Dhunimi i dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja ishte dhe fundi i karrierës së ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Me urdhër të Edi Ramës, Çuçi u shkarkua nga posti i misitrit, dhe vendin e tij, me bekimin e Presidentit Bajram Begaj, pritet ta zërë Taulant Balla. Aktualisht ky i funsit është kreu i Grupit Parlamentar të PS.
Profili i ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla:
Taulant Balla lindi më 12 gusht të vitit 1977 në Librazhd, atje ku edhe zhvilloi shkollën fillore, por dhe të mesme.
Ai kreu studimet dhe masterin për shkenca politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Alexandru Ioan Cuza” në Iasi të Rumanisë.
Ishte viti 2004-2005 kur Balla do të niste rrugëtimin në politike, në atë kohë si anëtar i kabinetit të kryeministrit të saj kohe, Fatos Nanos.
Në vitin 2005, ai u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit.
Pas zgjedhjeve të 2017, Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist.
Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, Balla u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.
Gjatë kësaj kohë është parë si një nga zërat e rëndësishëm të mazhorancës, por edhe si njeriu që shpesh ka marrë kritika dhe akuza të forta nga opozita.
Aktualisht, Balla mban ende detyrën e kreut të grupit të PS në Kuvendin e Shqipërisë dhe drejtuesit politik të qarkut Fier./Albeu.com