Procedohet në gjendje të lirë 30-vjeçari në Fier i cili dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëjetuesen

Është proceduar penalisht në gjendje të lirë 30-vjeçari me inicialet E.T., i cili para pesë ditësh ka dhunuar dhe kërcënuar me thikë bashkëjetuesen e tij.

Kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 30 vjeç, banues në Fier, pasi më datë 10.04.2024, në lagjen nr. 8, Fier, dyshohet se ka dhunuar dhe ka kanosur me thikë bashkëjetuesen e tij, banuese në fshatin Baban, Devoll, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.


Shtuar 15.04.2024 16:45

Tags: ,