Komisioneri Ilirijan Celibashi në një përditësim lidhur me procesin zgjedhor ka bërë me dije se janë 24 denocnime nga qytetarë të ndryshëm. Bashkitë me probleme janë Tirana, Elbasani, Durrësi, Kamza, Dropulli, Peshkopia, Tropoja.
Celibashi bëri me dije se denoncimet lidhen kryesisht me parregullsitë e ushtruara nga ana e komisionerëve, korrupsion aktiv sapo pasiv në procesin e votimit. Gjithashtu ka denoncime edhe për intimidimin e votuesve.
Celibashi: Në total deri tani, në KQZ, nëpërmjet, qoftë platformës së KQZ në faqen e internetit apo edhe në aplikacion, por edhe në prokotollin e KQZ, kanë ardhur 29 denoncime. Janë 4 denocime nga dy subjekte zgjedhore, 63 nga Partia Socialiste dhe 1 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Partia Socialiste ka dy denoncime për kandidatin për koalicionit “Bashkë Fitojmë” kryetar të Bashkisë në Elbasan dhe për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, në dy raste për thyerje të heshtjes zgjedhore. Ka një denoncim në KQZ nga Komiteti Shqiptar të Helsinkit, mbi parregullsitë procedurale gjatë shpërndarjes së bazës materiale. Gjithashtu, janë edhe 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm. Përgjithësisht, bashkitë të cilat në mënyrë të përmbledhur janë prezantuar si me probleme, Tirana, Elbasani, Durrëai, Dropulli, Kamza, Konisploli, Peshkopia dhe Tropoja.
Në referim të përmbajtjes së këtyre denoncimeve, lidhen kryesisht me parregullsitë e ushtruara nga ana e komisionerëve, korrupsion aktiv sapo pasiv në procesin e votimit. Ka denoncime mbi intimidimin e votuesve, në Peshkopi dhe Tiranë. Këto janë pak a shumë natyra e denpncimeve. E fundit lidhet me votimin familjar. Ka denoncime për votim familjar në disa qendra votimi në disa bashki. Përsa i përket procesit të identifikimit dhe pjesë marrjes, janë 998 633 votues të cilët janë identifikuar përmes pajisjes eletronike.
Si e vlerësoni procesin?
Celibashi: Janë 4497 qendra votimi të cilat në kohë reale përcjellin një informacion në KQZ. Përqindja në pjesëmarrje për këto qendra votimi që kemi informacion është 34.56%. Procesi në tërësi mund të konsiderohet normal. Anormalitetet e raportuara nuk mendoj se e bëjnë procesin problematik. Duhet të presim deri në përfudnim që të konstatojmë se cfarë ka ndodhur./Albeu.com/.