Presidenti Bajram Begaj me anë të nis postimi në rrjetet sociale, iu është bashkuar urimeve me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit.
Begaj shkruan se uron që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia
Postimi i plotë:
Nesër besimtarët myslimanë shqiptarë, nisin muajin e tyre të madhnueshëm të Ramazanit.
Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia.
Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë!
Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju!