Presidenti Begaj merr pjesë në inaugurimin e Muzeut të Madh të Egjiptit me ftesë të homologut Al Sisi

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut të Madh të Egjiptit, me ftesë të Presidentit egjiptian, Abdel Fattah El-Sisi.

Ky muze është institucioni më i madh në botë kushtuar qytetërimit të lashtë egjiptian dhe një prej projekteve kulturore më të rëndësishme në historinë moderne të Egjiptit.

Në një reagim në rrjetin social X, Presidenti Begaj u shpreh se “Ky muze përfaqëson një qendër unike të kujtesës njerëzore, që bashkon breza dhe epoka, duke mishëruar vizionin e një bote që ruan historinë ndërsa sheh drejt së ardhmes”.

Në postimin e tij, Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu:

“Sot, me ftesë të Presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, mora pjesë në inaugurimin e Muzeut të Madh të Egjiptit, muzeu më i madh në botë kushtuar qytetërimit të lashtë egjiptian.

Një qendër unike e kujtesës njerëzore, që bashkon breza dhe epoka me vizionin e një bote që ruan historinë duke parë nga e ardhmja.”

Punimet për ndërtimin e këtij muzeu zgjatën për 20 vite dhe do të jetë më i pasuri i këtij qytetërimi me 5 mijë artefakte.


Shtuar 1.11.2025 19:43

Tags: ,